2016-05-26 15:52:00

Don Lush Gjergji për imzot Lucjan Avgustinin, në mikrofonin e Radio Vatikanit


Besimtarët e dioqezës së Sapës akoma e kanë të gjallë në sy ipeshkvin e tyre, imzot Lucjan Avgustinin, i cili të dielën me 22 maj, u nda me ta për këtë jetë. Në funeralin e kremtuar në Katedralen e Nënë Terezës në Vaun e Dejës, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme, nga të gjitha trevat shqiptare. Pikërisht më 22 maj, ditën e vdekjes, edhe vikari i përgjithshëm i Kosovës, don Lush Gjergji, i pranishëm  në Meshën e funeralit te mërkurën më 25 maj, shkroi një artikull të gjatë për jetën dhe dëshminë e krishterë të imzot Lucjan Avgustinit. I telefonuam dhe i kërkuam të na tregojë përshtypjet e tij nga njohja personale me ipeshkvin e Sapës. Ta dëgjojmë…








All the contents on this site are copyrighted ©.