2016-05-23 18:37:00

Islami: pas takimit me Papën, Imami madh në Paris me shën Egjidin


Pas takimit të sotëm historik me Papa Françeskun në Vatikan, Imami Madh Al-Tayyib është nisur për në Paris, ku do të marr pjesë në takimin e dytë ndërkombëtar me temën “Nga Lindja e Perëndimi. Dialogu i qytetërimeve”, organizuar nga Komuniteti kishtar i shën Egjidit, në bashkëpunim me institutin prestigjioz të al-Azhar-it, qendrën më të rëndësishme teologjike islame sunite, e do të hapë simpoziumin, pikërisht një ditë pas bisedës me Papa Françeskun dhe para takimit me autoritetet institucionale franceze.

Punimet e takimit të Parisit do të hapen me fjalën hyrëse të Imamit të Madh të al-Azhar-it, sheik Ahmad al-Tayyib, e nga prof. Andrea Riccardi, themelues i Komunitetit të Shën Egjidit.

Ky komunitet punon prej shumë vitesh për të favorizuar takimin dhe njohjen e anasjelltë ndërmjet kulturave e besimeve të ndryshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.