Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Imzot Auza: kundër terrorizmit të ndërtohen shoqëri gjithëpërfshirëse

Imzot Auza - RV

13/05/2016 18:31

Duhen ndërtuar ura, jo mure, për të parandaluar rrezikun që të rinjtë të përfundojnë në rrugën e terrorizmit. Ky, mesazhi i vëzhguesit të përhershëm  pranë Kombeve të Bashkuara, duke folur në emër të Selisë së Shenjtë, në diskutimin e mbajtur pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në qendër të vëmendjes, në New York, lufta kundër ideologjive të terrorizmit.

Liderët fetarë duhet ta delegjitimojnë manipulimin e fesë

Sipas prelatit, që të shkulet me rrënjë terrorizmi, para së gjithash duhet  të luftohet në zemrat e në mendjet e atyre, që rrezikohen më shumë të rekrutohen. Ideologjia e tyre, së pari, përcakton kush janë armiqtë, për t’i goditur, pastaj, kudo që ndodhen: në Paris a në Haleb. Në radhë të parë duhet, prandaj, t’i kundërvihemi ideologjive të grupeve terroriste, që bazohen mbi interpretime tendencioze: liderët fetarë duhet ta delegjitimojnë  manipulimin e fesë  dhe të  teksteve fetare, si justifikim për dhunën. Duhet kujtuar edhe roli për t’i humanizuar e për t’i qytetëruar fetë, pikërisht si u fol në Takimin IV të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar me Institutin Mbretëror për studime ndërfetare  të Amanit, më 7 majin e kaluar. Me rëndësi, pastaj, Deklarata e Marrakeshit, që i nxiti institucionet të nisin rishikimin e guximshëm të programit të studimeve.

Të përfshihen të gjithë në shoqëri

Duhen vënë në dukje, pastaj, shkaqet që i shtyjnë të rinjtë të anojnë nga terrorizmi: shumica e tyre janë bij emigrantësh të varfër, të zhgënjyer  nga mungesa e integrimit. Në këtë rast, u takon qeverive të angazhohen për t’i përballuar problemet e bashkësive, ku ndjehet më shumë rreziku i rekrutimit, për të realizuar integrimin e mjaftueshëm shoqëror të tyre. Së fundi, duhet ndërhyrë edhe në frontin e Internetit, sepse disa grupe terroriste dallohen për rekrutimin përmes internetit. Duhet, prandaj, të ndërtohen shoqëri gjithëpërfshirëse, që t’i kundërvihen edhe trafikut të armëve: me një fjalë, duhet dialog e jo izolim reciprok.

13/05/2016 18:31