2016-05-12 15:57:00

Raporti IOR: vijon impenjimi i transparencës, kërkuar nga Papa


IOR – Instituti për Veprat Fetare në Vatikan vijon impenjimin e tij në ndihmë të Papës dhe të misionit të tij si bari universal i Kishës. Sot paradite, u bë i njohur raporti vjetor, në të cilin përfshihet puna e organizmit gjatë vitit 2015.

Të ardhurat neto të këtij viti kanë qenë 16,1 milion euro, përkundrejt një kapitali prej 654 milion eurosh. Janë mbyllur 4935 llogari, në vazhdën e procedurave të transparencës e të kontrollit. Shumica e tyre, llogari të vjetra, ose me pak para, me të cilat nuk veprohej prej një kohe të gjatë. Aktualisht, klientët e IOR-it janë rreth 15 mijë vetë, 75% e të cilëve me banim në Itali e në Vatikan, 15% në Evropë e 10% në pjesën tjetër të botës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.