2016-05-11 11:43:00

Fjala e plotë e kardinalit Tauran në takimin e Papës me bektashinjtë


Gjatë audiencës me Papën Françesku, kardinali Tauran ia paraqiti delegacionin e bektashinjve Atit të Shenjtë me këto fjalë (fjalimi i plotë):

         I Shenjtnueshmi Atë Papë

         Faleminderit që e pritët këtë delegacion, ardhur nga Shqipëria, nga Selia Botërore e Bashkësisë së Bektashinjve, udhëhequr nga Baba Edmond Brahimaj, Kreu Botëror i Bektashinjve, për vizitë këto ditë në Romë.

         Siç e dini, Atë i Shenjtë, marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Kishës Katolike në Shqipëri dhe bashkësisë së bektashinjve kontribuojnë, siç pati thënë Shenjtëria Juaj në shtator 2014, në Tiranë: “në ruajtjen e zhvillimin e traditës së marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare ekzistuese në Shqipëri”.

         Gjatë viteve të kaluara, të shumta kanë qenë rastet e takimit, që i kanë zhvilluar më tej marrëdhëniet e miqësisë vëllazërore e të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet bashkësisë së bektashinjve dhe Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, ndër të tjera, kujtoj Lutjen për Paqen në Ballkan në vitin 1993 e më pranë nesh, Ditën Botërore për Paqen në Asizi, në vitin 2011.

         Përballë sfidave aktuale, rruga e dialogut ndërfetar duket e vetmja, që mund të përshkohet, për një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet njerëzve me fe të ndryshme, në shërbim të së mirës për gjithë njerëzimin. Takimi i sotëm me Ju, Atë i Shenjtë, përfaqëson për të gjithë inkurajimin për të vazhduar udhën vëllazërore të ndërmarrë.

11 maj 2016








All the contents on this site are copyrighted ©.