Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Ccee: strehimi dhe integrimi i emigrantëve, e vetmja përgjigje

Kryesia e Ccee - RV

02/05/2016 18:00

Vetëm nëse e mikpresim dhe e strehojmë tjetrin me dashuri, edhe do të na përgjigjet me dashuri. Por nëse kemi frikë e mbrohemi, përgjigjja do të jetë sfidë e tension. Pohimi është i imzot Duarte da Cunha, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Konferencave ipeshkvnore të Evropës (Ccee),  gjatë një fjalimi kushtuar sfidës së emigracionit, që ka pushtuar Evropën dhe përpjekjes së disa shteteve për të ngritur mure të reja.

Kisha dhe kohezioni shoqëror

Sekretari i përgjithshëm i Ccee mori pjesë, këto ditë, në Paris, në një takim të ipeshkvijve përfaqësues të Konferencave ipeshkvnore të Francës, të Mbretërisë së Bashkuar e të Gjermanisë, mbledhur për të vlerësuar situatën e emigracionit, posaçërisht në Kalé, përgjatë kufirit ndërmjet Francës dhe Anglisë. “Kisha - tha imzot Cunha, i cituar nga agjencia Sir - është në vijë të parë të frontit përsa i përket kujdesit ndaj njerëzve nevojtarë, e angazhuar të ndërtojë, jo me fjalë të thata, por me gjeste konkrete, harmoninë dhe kohezionin shoqëror” .

Dy kritere: mikpritje dhe rrëmin i ndërgjegjes

“E këtë Kisha po e bën në gjithë Evropën, nga veriu, në jug” - pohoi prelati, që u ndal, më pas, mbi dy kritere, me të cilat Kishat evropiane mund ta shikojë problemin e emigracionit. Së pari - theksoi imzot Cunha - Evropa përbëhet nga të gjitha organizatat, kishtare e jo, të angazhuara në këtë fushë e edhe nga mijëra famulli, që i kanë hapur portat;  edhe ato janë Evropë, popull mikpritës, pozitiv. Kriteri tjetër, është rrëmimi i ndërgjegjes. “Ajo, që po ndodh sot në Evropë, fakti që po i mbyll portat, që po ngre mure e që po dridhet nga frika - shpjegoi prelati - është fryt i së kaluarës, gjatë së cilës kemi edukuar njerëz konsumistë, egoistë, individualistë”.

Të fillojnë proceset e integrimit

“Nuk mund të mendojmë të kemi sot kulturën e vlerave - shtoi imzot Cunha - pasi kemi dhënë për vjet e vjet edukatë të zbrazët, pa vlera. Problemi, përfundoi sekretari i përgjithshëm i Ccee - është të kuptosh  nëse po punohet konkretisht për ta drejtuar me realizëm fenomenin e emigracionit, duke nisur menjëherë proceset e integrimit”.

02/05/2016 18:00