Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa priti në audiencë Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore evropiane

Papa takohet me Ccee - ANSA

02/05/2016 16:35

Sot Papa priti në audiencë Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore evropiane (Ccee), presidenca e të cilit përfundon mandatin e saj me asamblenë e ardhshme plenare, që do të mblidhet në principatën e Monakos, nga 6 deri më 9 tetor.

Sipas një note të Këshillit të Konferencave Episkopale evropiane, vizita romake e presidencës së Ccee është rast edhe për t’u takuar me krerët e disa dikastereve vatikanase e për të reflektuar mbi disa çështje e projekte evropiane. Nesër, në orën 12.30, në Sallën Marconi të Radio Vatikanit, do të mbahet një konferencë shtypi e presidencës së Ccee, me praninë e kryetarit, kardinalit Peter Erdë, të dy zëvendëskryetarëve, kryeipeshkvit  të Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe kardinalit Angelo Bagnasco, kryeipeshkëv i Gjenovës, kryetar i Konferencës ipeshkvnore italiane.

02/05/2016 16:35