2016-04-19 11:24:00

Qëndrim zyrtar i Kishës Katolike në Kosovë rreth lëndës fetare në shkollat publike


Në  Kosovë sërish është riaktualizuar cështja e futjes së lëndës fetare në shkollat publike, cështje kjo e ngritur ditë më parë edhe në Shqiperi. Debate të shumta po zhvillohen këndej dhe andej kufirit. Kisha Katolike e Kosovës, e cila vite me parë ka dhënë qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, ajo përsëri më 17 prill ka lëshuar për media një deklaratë zyrtare ku e ripërsërit po të njëjtin qëndrim. Më hollësisht të dëgjojmë Rabije – Mrikë Ibrajn, nga Prishtina

Sipas Kishes Katolike ne Kosove, kjo ceshtje nuk duhet te kete qellimin e ngopjes se ambicieve te disave per perfitime politike, por ne duhet te kemi synime te perbashketa per edukimin e gjeneratave te reja ne frymen e rilindesve tane. Dhe, per hir te kesaj  pasurie qe e kemi trasheguar nga te paret tane, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën në paqe, vlerësojmë se edukimi fetar, duhet të zhvillohet nëpër kisha e xhamia, ndërsa mësimi mbi fetë, per tolerancën dhe bashkëjetesën historike ndërfetare, mund të jetë në kuadër të arsimit publik,  thote  Kisha ne qendrimin e saj. Megjithatë, vazhdon ajo,  para se të bëhen ndryshimet në ligj, mendojmë se, duhet të bëhen disa hapa paraprakë fundamental:

Kerkohet që Shtetësia e Kosovës të “piqet” dhe të  njihet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Të arrihet, nëpërmjet arsimimit, një qytetërim i mirëfilltë europian dhe Kosova të jetë e aftë për të menaxhuar një çështje kaq madhore.

Të krijohet Komisioni i përbashkët me përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe instancave relevante shkencore, akademike dhe politike, të cilat pas shqyrtimit serioz do të mund te jepnin një propozim rreth përpilimit të teksteve dhe  përgatitjes se kuadrove.  Dhe,  ajo me kryesore eshte se zgjidhja e kësaj çështjeje, duhet të jetë vendim unik i Kombit.

Duke u mbështetur në argumentet e sipërpërmendura, si dhe te tjerat që nuk janë përmendur kësaj radhe, Ipeshkvia e Kosovës, konsideron se në këto rrethana duhet të hiqet nga rendi i ditës ky propozim, deri sa nuk krijohen rrethanat më të favorshme dhe të plotësohen kushtet në fjalë. Në të kundërtën, Kisha Katolike në Kosovë do të konsiderojë këtë vendim të  njëanshëm dhe nuk do të bartë  përgjegjësinë mbi  pasojat e mundshme për Kombin, thuhet  ne qendrimin zyrtar te Kishes Katolike te Kosoves.








All the contents on this site are copyrighted ©.