Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Benedikti XVI mbushi 89 vjet, urimet e Françeskut

Papa Benedikti - ANSA

16/04/2016 13:06

Benedikti XVI mbushi sot 89 vjet. E kujtoi edhe Papa Françesku gjatë fluturimit me avion drejt Lesbos. Në vijim, i ftoi besimtarët të luten për të  e - së bashku me të gjithë ata, të cilët e shoqërojnë në këtë vizitë - i drejtoi urimet më të përzemërta, duke iu lutur Zotit ta bekojnë shërbimin e tij të çmuar të afërsisë e të lutjes për Kishën mbarë.

Për ditëlindjen e 89-të të Papës së nderit, lëvrues i madh i muzikës, sot pasdite, në orën 18.00, do të jepet një koncert pranë Sallës së Zojës së Ngjitur në Qiell, në Pallatin Leoni XIII, seli e lashtë e Radio Vatikanit. Papës muzikant, lexohet në kanalin e internetit të Fondacionit Joseph Ratzinger-Benedikti XVI, urimet më të ngrohta nga ana e Fondacionit vatikanas, që mban emrin e tij. Jemi të sigurt, lexohet akoma, se shumë njerëz bashkojnë zërat për ta uruar e për ta falënderuar Zotin për dëshminë e shkëlqyer e guximtare të fesë që dha e jep.

Zërat tonë, në korin e zërave, që arrijnë në Vatikan nga mbarë bota,  urojnë që Papa filozof e muzikant të kremtojë ditëlindje të panumërta.  

16/04/2016 13:06