2016-04-15 14:32:00

Të varfërit dhe politikat shoqërore, në bisedën e Papës me Morales.


Papa Françesku priti sot në audiencë presidentin bolivian, Juan Evo Morales Ayma, i cili më pas u takua edhe me imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt – njofton Salla e Shtypit e Selisë Shenjtë - u prekën disa tema lidhur me rrethanat shoqëroro-ekonomike në vend, me theks të veçantë mbi politikat shoqërore për të varfërit. Në vijim të bisedës u fol për marrëdhëniet ndërmjet Kishës e Shtetit, duke kujtuar traditën e lashtë të krishterë të Bolivisë dhe  kontributin vendimtar të Kishës në jetën e Kombit. Nuk munguan edhe çështje me inters të përbashkët, si ato që lidhen me arsimin, shëndetësinë dhe ndihmën ndaj të varfërve. Gjatë bisedës u prekën edhe disa nga situatat më të mprehta ndërkombëtare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.