Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

Hyn në fuqi marrëveshja ndërmjet BE-së e Kosovës

Komisioneri evropian, Johannes Hahn dhe kryeministri Isa Mustafa - AFP

05/04/2016 15:54

Kosova është më afër Bashkimit Evropian. Sot hyri në fuqi marrëveshja e stabilizim-asociacimit (Asa) ndërmjet BE-së e Prishtinës, që vendos një marrëdhënie e cila sjell të drejta dhe detyrime të anasjellta e përfshin një gamë të gjerë sektorësh. Marrëveshja do të mbështesë më tej zbatimin e reformave në fushën ekonomike e ligjore, në administrimin e drejtësisë e në mbrojtjen e të drejtave themelore. Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, pohoi se “marrëveshja nis një fazë të re në marrëdhëniet ndërmjet BE-së e Kosovës dhe përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe përparimin e vendit e të rajonit”. Asa (marrëveshja e stabilizim-asociimit), sqaron një tekst i Komisionit evropian, pretendon respektimin e parimeve themelore demokratike dhe të normave evropiane të tregut. Marrëveshja do të krijojë një hapësirë të lirë shkëmbimi e zbatimi të normave evropiane në shumë sektorë, si konkurrenca, ndihma e shtetit e pronësia intelektuale.  Dispozita të tjera - lexohen akoma në deklaratë – kanë të bëjnë me dialogun politik e bashkëpunimin në një gamë të gjerë sektorësh, që nisin nga arsimimi deri te punësimi dhe energjia, nga mjedisi deri te drejtësia dhe punët e brendshme.

05/04/2016 15:54