2016-04-04 14:42:00

Hyn në fuqi marrëveshja Turqi-BE për emigrantët


Hyri sot në fuqi, marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për kthimin e emigrantëve, që përpiqen të hyjnë në Evropë. 202 emigrantët e parë u kthyen në Turqi nga ishujt grekë të Lesbos dhe të Kios. Njëkohësisht, refugjatët e parë, që kanë fituar të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare, u transferuan nga territori turk në Gjermani e Finlandë. Që nga 20 marsi i kaluar, rreth 4 mijë emigrantë mbahen në ishujt grekë, pa u lejuar të kalojnë kufirin, që i ndan nga Evropa.

         Marrëveshja e Brukselit parashikon që të shqyrtohen kërkesat për strehim politik dhe të pranohen vetëm ato, ndërsa emigrantët e tjerë të kthehen mbrapsht. Ky shqyrtim do të bëhet në Turqi e çdo kthimi mbrapsht do t’i përkojë një refugjat sirian, që niset për një vend të Bashkimit Evropian (deri në 70 mijë refugjatë, maksimumi). Shumë organizata e sidomos Kisha janë kundër kësaj marrëveshjeje, që i përdor emigrantët si të ishin mall këmbimi e jo njerëz.








All the contents on this site are copyrighted ©.