2016-04-03 11:49:00

Mëshira, në Romë vijon kongresi evropian


Në Romë vijon Kongresi Apostolik evropian kushtuar Mëshirës, me diskutime, konferenca, dëshmi e lutje: e gjithë kjo, për t’iu përgjigjur nxitjes së Kishës, e posaçërisht të Shën Gjon Palit II, që i ftoi të gjithë "të jenë të vetëdijshëm për misterin e mëshirës së Zotit”. Kongresi filloi më 31 mars, në Romë, për të përfunduar nesër.

Vijojnë veprimtari të ndryshme, kushtuar lutjes, dëgjimit, dëshmisë, veprimtarisë misionare. Po mbahen katekizma kushtuar Mëshirës Hyjnore, pasuar nga Adhurimi Eukaristik dhe shtegtimi drejt Portave Shenjte të katër Bazilikave të mëdha Papnore.

Takimin e hapi kardinali mëkëmbës Agostino Vallini, ndërsa dje pjesëmarrësit morën pjesë në mbrëmësoren e lutjes, në Sheshin e Shën Pjetrit, me praninë e Papës Françesku e sot, në lutjen e Mbretëreshës Qiellore.








All the contents on this site are copyrighted ©.