2016-04-03 12:03:00

Kremtime solemne për nder të Shën Benediktit


Më 2 marsin e kaluar, në përfundim audiencës së përgjithshme, Papa Françesku priti e bekoi Pishtarin Benediktin, ndezur “Për Paqen dhe për një Evropë të vetme”. Pishtari shoqërohej nga një delegacion prej 300 vetësh, ardhur nga komunet e Norcia-s, Subiaco-s e Cassino-s. Sivjet, i kujtuan shtegtrarët benediktinë Papës, do ta çojmë Pishtarin në Holandë, tokë që ka nevojë të marrë dritë nga mesazhi benediktin”.  Dhe e çuan. Pishtari ndriçoi në kremtimet, organizuar sivjet nën kujdesin e Parlamentit Evropian. Nisma u vlerësua lart, sepse kontribuoi për të përhapur  vlerat e drejtësisë, të paqes e të miqësisë ndërmjet popujve të mbarë Evropës e, jo më pak, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore evropiane. Një kulm i këtij kremtimi, ishte ekzekutimi, në Amsterdam,  i koncertit “Kantika e Shën Benediktit", nga orkestra e flautistëve (rreth 100 muzikantë e këngëtarë) të Subiaco-s e Norcia-s.








All the contents on this site are copyrighted ©.