2016-03-28 18:10:00

Pashkë në Indi, imzot Machado: fjala e Jezusit, parë në veprën e Nënë Terezës


Pashkë e pasur me kthime në fenë e Krishtit, e sivjetmja, në Indi. Gjatë këtij Viti Shenjt të mëshirës - nënvizon në mikrofonin tonë ipeshkvi i Vasai, imzot Felix Machado - shumë njerëz u tërhoqën fort nga Krishti:

Përgjigje: - Erdhën shumë hinduistë, me devocion të madh. E shumë prej tyre u prekën thellë në zemër nga fjalët e Jezusit, posaçërisht kur shpallëm Fjalën e Zotit në Ungjillin e Shën Gjonit. E dëgjojnë këtë fjalë me vëmendje shumë, shumë të madhe….

Pyetje: - Këta njerëz tërhiqen nga mëshira e Zotit, që nuk është abstrakte. Sepse mishërohet jo vetëm në fjalë, por edhe në gjeste, në njerëz konkretë…

Përgjigje: - Në Azi, por edhe në Indi, siç thotë Letra “Ecclesia in Asia” e Gjon Palit II, duhet vërtet të shpallim Jezusin konkret, Jezusin mister i mbinatyrshëm, por edhe Jezusin, që iu duk njerëzve. Atëherë gjestet e Nënë Terezës vijojnë akoma. Njerëzit tërhiqen nga jeta bamirëse e Kishës. Tërhiqen nga klinikat tona, nga rregulltaret tona, që kujdesen aq shumë për njeriun, nga shkollat tona, nga meshtarët, gjithnjë të gatshëm… Këto janë gjeste, që njerëzit i shikojnë, i prekin. Nuk është fe filozofie, fe idesh, por fe gjestesh, zërash, veprash. Është vetë fytyra e mëshirshme e Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.