2016-03-28 18:06:00

Pas gjashtë vjet lufte, shpresa e Pashkëve në Siri


Lindin shpresa të reja për këto Pashkë, në Siri, pas gjashtë vjet lufte. Armëpushimi dhe bisedimet në Gjenevë janë një rreze drite për popullsinë e vënë në një nga provat më të rënda të historisë së saj. Na e shpjegon këtë, nunci apostolik i Damaskut, imzot Mario Zenari:

Përgjigje: - Prej gjashtë vjetësh Pashkët në Siri kremtohen, për fat të keq, në një klimë lufte, edhe pse sivjet duket sikur po shikojmë fundin e  tunelit. Ka shumë shenja, që të bëjnë të shpresosh, e këto shenja nisin nga pushimi i ndeshjeve të armatosura në një pjesë të territorit sirian. Armëpushim, që po vijon prej tri javësh. Të mos jetosh më nën bomba, është lehtësim i madh. E një sinjal tjetër, shumë pozitiv, është shpërndarja e ndihmave humanitare, që nisi edhe në zonat, ku ishte e vështirë të arrinin. E atje jetojnë rreth 4 milionë e gjysëm njerëz. Paralelisht me gjithë këtë, dialogu në Gjenevë, në kërkim të rrugëzgjidhjes politike.

Pyetje: - Ç’dëshmi i japin mbarë botës Pashkët e jetuara në Siri?

Përgjigje: - Pashkë të shënuara akoma me plagë e vuajtje. Është një e Premte e Madhe, që e jetojnë gjithë sirianët. E Premtja e gjashtë e Madhe: një kryq shumë, shumë i rëndë; me shumë viktima, me dhjetëmjë fëmijë të vdekur nën rrënoja, nën bomba, ose në det. Të krishterët sirianë vijojnë të jetojnë të Premten e Madhe, me shpresë se pesha e kryqit do të lehtësohet, se kjo do të jetë e mbramja e Premte e Madhe e se edhe këtu, më në fund do të shpërthejë drita e së Dielës së Ngjalljes. 








All the contents on this site are copyrighted ©.