2016-03-18 13:52:00

“Ora e Tokës”: nesër fiken dritat e kupolës së Shën Pjetrit


Nisma “Ora e Tokës”, e organizuar çdo vit nga WWF International dhe e ndjekur në të gjithë botën, do të bëjë të fiken dritat edhe në Vatikan. Nesër, në orën 20.30, kupola e Shën Pjetrit, fasada e Bazilikës dhe elipsi me shtyllat e Berninit, do të mbeten në errësirë për një orë, për të denoncuar atë veprimtari të njeriut që shkakton ndryshime negative në klimën tokësore, për t’i kujtuar globit rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike dhe të ruajtjes së ambientit në përgjithësi.

Do të mbeten të ndezura dritat e shatërvanëve, katër shandanët përreth obeliskut, parvazet në dy anët e Krahut të Karlit të Madh dhe të Kostandinit, si edhe fenerët e gardhit në anën e Shën Martinit.








All the contents on this site are copyrighted ©.