Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Kardinali Parolin: Viti Shenjt sjelltë paqen në Siri

Kardinali Pietro Parolin në ekspozitën “Antiquorum habet” - RV

16/03/2016 14:27

Pas pesë vjetësh lufte, mbërriftë paqja në Siri: ky është urimi, që shprehu mbrëmë Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e ekspozitës “Antiquorum habet” mbi historinë e Jubilenjve, përuruar në Pallatin Gjustiniani në Romë. Për prelatin, duhet shpresuar në suksesin e bisedimeve të Gjenevës:

“Është dëshirë e madhe jona që Viti Shenjt të ketë ndikim edhe në nivelin politik, të ndalë luftën në Siri, e cila është kthyer në një gjendje të pashpresë për njerëzit. Vuajtjet e patregueshme të kësaj popullsie duhet të kenë jehonë në zemrat tona e në zemrat e politikanëve”.

Bashkësia ndërkombëtare shpreson në bisedimet e Gjenevës e pozitive është edhe tërheqja e Rusisë. Sërish kardinali Parolin:

“Përpjekjet përsëriten, shpresojmë të kenë sukses. Janë sinjale pozitive, që nuk e di pse, deri tani, nuk kanë pasur sukses. Të shohim nëse, me këto lëvizjet e fundit, me tërheqjen e Rusisë, do të kemi hapa përpara në tratativa e në arritjen e një zgjidhjeje politike”.

Nesër, kujtoi më pas kardinali, do të shkojë për vizitë në Maqedoni, ku do të takojë edhe refugjatët e ngujuar në kufi.

16/03/2016 14:27