Papa Françesku mbajti sot paradite në Vatikan Koncistorin publik për kanonizimin e të Lumëve. Nënë Tereza do të shpallet Shenjte të dielën e 4 shtatorit 2016. Pra, sot paradite në orën 10.00, në Sallën e Koncistorit në Pallatin Apostolik të Vatikanit, gjatë kremtimit të lutjeve të ditës të Orës së Tretë, Papa Françesku mbajti Koncistorin e rregullt publik për kanonizimin e të Lumëve:
Giuseppe Sànchez Del Rio;
Stanislau i Jezu Marisë (Gjoni Papczynski);
Giuseppe Gabriele Del Rosario Brochero;
Maria Elisabetta Hesselbald;
Tereza e Kalkutës ( Anjeze Ganxhe Bojaxhiu).
Gjatë Koncistorit, Papa ka dekretuar që të Lumët të regjistrohen në Librin e Shenjtorëve në këto data: të dielën më 5 qershor 2016: Stalinslau i Jezu Marisë e Maria Elisabetta Hesselbald; të dielën më 4 shtator 2016: Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu; të dielën më 16 tetor 2016: Giuseppe Sànchez del Rìo e Giuseppe Gabriele del Rosario Brochero.
Sipas traditës, të gjitha kanonizimet kremtohet nga Papa dhe në Vatikan.
All the contents on this site are copyrighted ©. |