2016-03-14 14:48:00

Në Turqi, 10 arrestime për atentatin. Papa: dhunë mizore


Policia turke arrestoi sot së paku 10 vetë në Sanliurfa, në juglindje të vendit, gati në kufi me Sirinë për atentatin me autobombë, që dje, vrau 37 vetë e plagosi 125 të tjerë në Ankara. Të arrestuarit, ndër të cilët edhe familjarët e njërit nga atentatorët e dyshuar, akuzohen për lidhje me dy kamikazet. Gjithsesi, deri tani, askush nuk e ka marrë përsipër atentantin.

         Papa Françesku e quan “mizor” këtë atentat terrorist, në telegramin e ngushëllimit për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pjetro Parolin. “Me dhimbje të thellë” për “humbjen tragjike të jetëve njerëzore”, Ati i Shenjtë lutet për viktimat dhe familjarët e tyre, si edhe për shërimin e të plagosurve.








All the contents on this site are copyrighted ©.