2016-02-19 16:02:00

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare: seminar për shqipen


Më 21 shkurt, e gjithë bota kremton Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Kjo ditë është zgjedhur nga UNESCO për të kujtuar 21 shkurtin 1952, kur studentët bengalezë të Universitetit të Dacca-s u vranë nga forcat policore të Pakistanit - që atëherë përfshinte edhe Bangladeshin - ndërsa protestonin për njohjen e gjuhës së tyre amtare si gjuhë zyrtare.

Edhe shqiptarët, si popull jo shumë i madh, reflektojnë për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës së tyre amtare. Në Romë, ambasada e Shqipërisë në Itali ka organizuar për të hënën, 22 shkurt, në Sallën e Këshillit të minibashkisë n.1, në via della Greca 5, një seminar me temë “Gjuha dhe pakicat gjuhësore: shqipja dhe arbërishtja”. Do të flasin prof. Luigi Berlinguer, prof. Ardian Ndreca nga Universiteti Papnor Urbanian, pedagogu i Universitetit të Studimeve Lindore të Napolit, Edmond Çali dhe presidenti i Komitetit Federativ të Pakicave gjuhësore në Itali (Confemili), profesori arbëresh Domenico Morelli. Veprimtaria zhvillohet në orën 18.00. Të gjithë shqiptarët, që ndodhen në Romë, mund të marrin pjesë. Moderon ndërhyrjet në seminar, Sekretarja e parë e ambasadës, Gerarta Zheji Ballo, përgjegjëse për kulturën, të cilën e ftuam në mikrofonin tonë…








All the contents on this site are copyrighted ©.