2016-02-11 11:16:00

Paktet Lateranense, model ligjor për mbrojtjen e lirisë fetare.


Paktet Lateranense të 1929-tës janë shembull i mjetit ligjor, që mbron lirinë fetare. Kështu mund ta vlerësojmë marrëveshjen historike ndërmjet Italisë e Selisë së Shenjtë, e cila më 11 shkurt 1929, sanksionoi lindjen e Qytet–Shtetit të Vatikanit. Një marrëveshje, që për Kishën është burim garancie, jo privilegjesh.

Një këndvështrimi i tillë është thellësisht aktual. Në një epokë, kur të thuash se je i krishterë, është si të thuash se je armik i një ligji, i një shteti, i një kulti apo feje tjetër, ose më shkurt, i një fronti gjithnjë më të gjerë indiference moderne, i cili nuk dëshiron të trazohet nga ata, që praktikojnë një fe tejet të lashtë, Paktet ‘e vjetra’ Lateranense janë shembull, pikë e vërtetë referimi, për kë dëshiron të garantojë me ligj të drejtën e praktikimit të një besojmë.

Parë me sytë e së sotmes, Paktet Lateranense dhe Marrëveshja e Vilës Madama e vitit 1984, e cila harmonizoi normat konkordare me Kushtetutën republikane, përfaqësojnë, një të dhënë me peshë: janë mjete pozitive të mbrojtjes e të promovimit të lirisë fetare, parë si e drejtë individuale, kolektive dhe institucionale. Mbrojtja e saj, nuk mund të konsiderohet si objektiv i arritur një herë e përgjithmonë. Ajo kërkon tension të përhershëm e përshtatje të përvojës juridike me kërkesat, që krijohen nga evolucioni i vazhdueshëm i shoqërisë

Më 10 dhjetorin e vitit 2011, duke pritur në audiencë ambasadorin e ri italian pranë Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti XVI pohoi se thelbi i këtyre pakteve ndërkombëtare nuk duhet kuptuar si “shprehje e vullnetit të Kishës ose Selisë së Shenjtë për të ruajtur pushtetin, privilegjet ose pozitat ekonomike e shoqërore. Përkundrazi shprehin vullnetin e mirë nga ana e shtetit, për t’u garantuar njerëzve të veçantë e Kishës mundësinë e ushtrimit të plotë të lirisë fetare. Ja, pra, pse përfundimi pozitiv i “Çështjes romake”, që çoi në nënshkrimin e Pakteve të 1929-tës, ka vlerë ende sot, pohonte Papa Ratzinger, në një fjalim kushtuar Piut XI, Papës që i realizoi Paktet e përmendura.

“Mbetesh vërtet i prekur përballë veprës së urtë e të fortë të këtij Pape, që për Kishën deshi vetëm lirinë, e cila do t’i krijonte mundësinë për ta kryer plotësisht misionin e saj. Edhe Qytet-Shtetin e Vatikanit, lindur pas Pakteve Lateranense e, në veçanti, pas Traktatit, Piu XI e konsideroi si mjet për të garantuar pavarësinë e nevojshme nga çdo pushtet njerëzor, për t’i dhënë Kishës dhe Kryebariut të saj mundësinë ta vërë plotësisht në jetë mandatin e marrë nga Krishti Zot" (14 shkurt 2009, Fjalimi me rastin e 80-vjetorit të Qytet-Shtetit të Vatikanit).








All the contents on this site are copyrighted ©.