2016-02-08 15:32:00

Toka Shenjte: në Nazaret, Dita Botërore e të Sëmurit


Qyteti i Nazaretit përgatitet për Ditën e të Sëmurit 2016, ngjarje që do të kremtohet në qytetin e Galilesë, të enjten e ardhshme, më 11 shkurt. Ishte vetë Papa Françesku ai, që e caktoi Nazaretin si seli të ditës kushtuar të sëmurëve, të cilën Kisha  Katolike e kremton me solemnitet çdo tri vjet, ashtu si Ditët Botërore të Rinisë dhe Ditët Botërore të Familjes. Një delegacion papnor, kryesuar nga kryipeshkvi Zygmunt Zimowski, kryetar i Këshillit Papnor për Punonjësit e Shëndetësisë, ka arritur tashmë në Tokën Shenjte të shtunën e kaluar.

Ndërmjet temave, të sëmurët në prag të vdekjes dhe etika e mbarimit të jetës

Programi i Ditës parashikon një sërë kremtimesh liturgjike në qytete të ndryshme të Tokës Shenjte, të cilat nisën që dje në Ramallah. Ndërmjet tyre, edhe mbarështimi i Sakramentit të Vajimit për të sëmurët e pranishëm. Në program bën pjesë edhe simpoziumi kushtuar problematikave që kanë të bëjnë me mjekimin e të sëmurëve në prag të vdekjes e me çështjet etike të fundit të jetës, që do të mbahet nesër, pranë Notre Dame de Jerusalem Center, me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Favorizohet pjesëmarrja e të sëmurëve

Ipeshkvijtë katolikë kanë shpërndarë një komunikatë, përmes së cilës i ftojnë të gjithë rregulltarët e rregulltaret e pranishëm në Tokën Shenjte, të marrin pjesë në kremtime, duke favorizuar, sidomos, pjesëmarrjen e anëtarëve të sëmurë të bashkësive përkatëse.








All the contents on this site are copyrighted ©.