Shën Agia, virgjër e martire, lindi në Katania të Italisë në dhjetëvjeçarët e parë
të shekullit III. Rridhte nga një familje fisnike e krishterë. Me kërkesën e saj,
ipeshkvi i Katanies i vuri velin e kuq, simbol i virgjërave që ia kishin kushtuar
veten Zotit. Por, për fatin e saj të keq, një ditë u takua rastësisht me prokonsullin
Kuinxiano, i cili sa e pa, e kërkoi për gua.
Me që ajo nuk pranoi, prokonsulli, i tërbuar nga refuzimi i vajzës, duke përfituar
nga vala e martirizimit të të krishterëve, urdhëroi ta torturonin mizorisht. Si e
rrahën për vdekje, ia prenë gjinjtë. Prandaj Shenjtorja paraqitet kështu edhe në ikonografi.
Në vitin 250, kur u martirizua, ishte vetëm 13 vjeçe.
Shën Agia është Pajtore e Katanies, ku banorët vijojnë t’i drejtohen për ndërmjetësim
sa herë rrezikohen nga shpërthimi i vullkanit Etna.
Emrin e saj, që në shqip ka marrë edhe trajtat Agetinë e Agi, e mbajnë shumë vajza
katolike të trojeve shqiptare.
All the contents on this site are copyrighted ©. |