2016-02-05 15:14:00

Kardinali Erdë falënderon Papën për Kongresin Eukaristik në Budapest


Kongresi eukaristik ndërkombëtar, kremtuar kohët e fundit në Cebu të Filipineve, përfundoi me njoftimin e Papës Françesku që, në një videomesazh, e caktoi në Budapest selinë e takimit të ardhshëm, në vitin 2020. Kardinali Erdë, kryeipeshkëv i Esztergom-Budapestit e Primat i Hungarisë, tregon sesi delegacioni hungarez e mori lajmin e madh në pëfundim të kremtimit të Cebusë, duke dëgjuar videomezhin e Papës.  Brohoritëm me sa zë që kishim nga gëzimi, pohon, dhe e falënderuam menjëherë Papën për këtë vendim të shkëlqyer. I takon, tani, Hungarsisë të organizojë një Kongres të ri, me mundësi të reja, kërkesa të reja e, sidomos, me frymëzimin e lashtë e të ri, që buron në shekuj të shekujve nga Eukaristia.








All the contents on this site are copyrighted ©.