2016-02-04 12:32:00

Papa viziton disa Dikastere të Selisë së Shenjtë


Papa Françesku vizitoi sot disa dikastere të Selisë së Shenjtë në udhën Conciliazione, në afërsi të Vatikanit, në Romë. Nuk është hera parë që Ati i Shenjtë Bergoglio shkon për t’i vizituar punëtoret e Selisë së Shenjtë.

Sot paradite, Papa Françesku vizitoi, së pari, Këshillin Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri, të cilin e udhëheq imzot Rino Fizikella. Gjithnjë pranë këtij dikasteri, vizitoi edhe Qendrën për pritjen e shtegtarëve dhe zyrën e përgjegjësit për Vitin Jubilar të Mëshirës.

Në vijim, Papa vizitoi dhe u ndal në bisedë me disa punëtorë të dikasterit tjetër, Këshillit Papnor ‘Cor Unum’, që merret me shpërndarjen e karitasit të Kishës atyre që janë më të varfër.

Së fundit, Ati i Shenjtë  Bergoglio vizitoi Kongregatën e Vatikanit për Kishat Lindore, të cilën e udhëheq kardinali Leonardo Sandri.








All the contents on this site are copyrighted ©.