2016-02-04 14:35:00

Rikthehet në Vatikan ambasadori turk, i tërhequr pas notës mbi ngjarjet e 1915-tës


 Rikthehet në Vatikan ambasadori turk, i tërhequr pas notës mbi ngjarjet e 1915-tës. Thirrja e Mehmet Pacaci-it ishte pasojë e fjalëve të Papës mbi “genocidin” armen. Dje, pas njohjes së përpjekjeve për hapjen e arkivave, përfshirë edhe ngjarjet tragjike të 1915-tës, vendimi për rikthimin.

Pas një note të djeshme të Vatikanit, përmes së cilës u nënvizua dhe u vlerësua angazhimi i ri i Turqisë për t’ua hapur arkivat e veta historianëve dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të palëve të interesuara, për t’i kuptuar, kështu, më mirë ngjarjet historike, dhimbjen e vuajtjet e pësuara, pavarësisht nga identiteti fetar ose etnik, nga të gjitha palët pjesëmarrëse në luftëra e konflikte, duke përfshirë edhe ngjarjet tragjike të vitit 1915, Turqia vendosi rikthimin e ambasadorit të saj pranë Selisë së Shenjtë, Mehmet Pacaci, larguar që nga prilli i kaluar, pasi Papa pati folur haptas për “genocidin armen”.

Më hollësisht mund të njiheni me këtë dokument në faqen tonë të internetit. Titullohet: “Skuadra Papnore në Dardanele 1657”/ Ilk Çanakkale Zaferi, 1657.








All the contents on this site are copyrighted ©.