2016-01-22 15:30:00

U kremtua në Shkodër, funerali i Paç Lukës


Sot, familjarët, miqtë e dashamirët përcollën për në banesën e fundit, Paç Lukën, vëllain e ndjerë të koleges e të bashkëpunëtores sonë, Ana Luka. Funerali u kremtua në mesditë. Si redaksi e gjuhës shqipe të Radio Vatikanit, marrim pjesë shpirtërisht në dhimbjen e familjarëve e në veçanti, të gruas, të dy djemve të Paçit, të së motrës, Anës e të vëllait, Davidit. I lutemi Hyjit të Gjithpushtetshëm ta pranojë të ndjerin në amshim.

Të lutemi: “O Zot, në praninë tënde gjithçka jeton e, trupat tanë, duke u ndarë nga kjo jetë, përgatiten për një tjetër, më të mirë. Po të lutemi, merre nga duart e engjëjve të tu, shpirtin e këtij të dashurit tonë e pranoje në Parriz, në pritje të ringjalljes. Fali çdo mëkat. Kij mëshirë o Zot e bëj që ta kujtojmë gjithmonë, duke marrë shembull nga jeta e tij. Na jep ne, familjes e miqve, forcën për të duruar dhimbjen e për ta pasur të fortë besimin në shpresën e krishterë.
Jepja o Zot pushimin e pasosun. I shndrittë drita e pambarueme. Pushoftë në paqë. Ashtu kjoftë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.