Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Kard. Turkson në Kili: misioni i afaristëve është “kujdesi”

Kardinali Peter Turkson - AP

07/01/2016 15:04

T’i interpretojmë marrëdhëniet me botën e me njerëzit në këndvështrimin e “kujdesit”. Kjo, këshilla e kreut të Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, kardinalit Peter Turkson, për afaristët e të gjithë botës. Prelati mori pjesë e foli në Konferencën për të ardhmen e korporatave, në Universitetin e Andeve, në Kili.

Zhvillimi sjell uljen e varfërisë, por edhe mënjanim shoqëror

         Thirrja e afaristëve, nënvizoi kardinali, është “puna fisnike”, e cila duhet ndërthurur në kuadrin më të gjerë të jetës. Përparimet në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, falë rolit themelor të biznesit modern, e kanë ulur varfërinë, por, jo rrallë, kanë sjellë edhe mënjanim shoqëror. Nga ky koncept i shprehur nga Papa Françesku në Mesazhin e vitit 2014 për Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, kardinali Turkson kaloi në atë të përgjegjësisë së afaristëve. Siç thekson gjithnjë Ati i Shenjtë, nëse paratë kthehen në idhuj, komandojnë vendimet e njerëzve. Sot, ndjehet nevoja e një ndryshimi cilësor në fushën e ekonomisë, që ta shohë zhvillimin e njerëzve me 360 gradë. Dinjiteti njerëzor, e mira e përbashkët, puna e sigurtë dhe e qëndrueshme, shpërndarja e drejtë e pasurive, respekti për ambientin, janë vetëm disa nga temat, që sipas kardinalit Turkson, duhet të jenë në qendër të punës së afaristëve, të cilët duhet ta përdorin krijimtarinë e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të gjithanshme të njerëzve, pa harruar solidaritetin me të varfërit e me të brishtët.

Biznesi, në këndvështrimin e “kujdesit”

         Këto mendime janë shprehur edhe para katër vjetësh, në doracakun e dikasterit vatikanas për Drejtësinë e Paqen, me titull “Thirrja e drejtuesve të ndërmarrjeve”. Në të, u kërkohet afaristëve dhe krerëve të lëvizjeve popullore t’i mendojnë marrëdhëniet e tyre me botën e me njerëzit në këndvështrimin e “kujdesit” për ta, pa pritur që tregu të marrë vendime në vend të vetë afaristëve, të cilët duhet të rrezikojnë për të bërë ç’është e drejtë, thjesht sepse kështu duhet.

07/01/2016 15:04