2016-01-04 16:52:00

Papa, për vizitë private në Shenjtëroren françeskane të Greços


Në orët e para të pasdites së sotme, Papa Françesku shkoi për vizitë private në Greço, në provincën e Rietit, për të parë e për t’u lutur në vendin, në të cilin shën Françesku rikrijoi për herë të parë në botë, atmosferën e Shpellës së Betlehemit, ku lindi Krishti. Ati i Shenjtë ndenji për drekë me ipeshkvin vendas, imzot Domenico Pompili, pastaj, vizitoi kapelën e shenjtërores dhe u takua me bashkësinë françeskane. Së fundi, përshëndeti një grup të rinjsh.








All the contents on this site are copyrighted ©.