Nesër, 17 dhjetor, Papa Françesku mbush 79 vjeç. Në përfundim të audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, besimtarët e uruan duke kënduar në kor: “Shumë urime për ty!”, ndërsa një gazetare meksikane i dhuronte një tortë.
Nisen ndërkaq, drejt Vatikanit, urime nga mbarë bota – natyrisht edhe nga ne - që e ndjekim gjithnjë prej afër Atin e Shenjtë. E urimi më i mirë për Papën reformator, është: jetë, shëndet e përpara me reformat!
All the contents on this site are copyrighted ©. |