2015-12-11 14:14:00

Viti jubilar në Shqipëri: flet imzot Angelo Massafra


Pas hapjes së Portës Shenjte nga Papa Françesku, të martën, më 8 dhjetor, Kisha Katolike, kudo në botë, po përgatitet të hapë Portat e Mëshirës në çdo dioqezë. Të dielën, më 13 dhjetor, edhe vetë Ati i Shenjtë, si ipeshkëv i Romës, do të kremtojë meshën në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, ku do të hapë, edhe aty, Portën Shenjte. Ndërkaq, në trevat shqiptare, veprimtaritë e Vitit Jubilar do të fillojnë që nesër. E para, do të hapet Porta e Mëshirës në shenjtëroren e Zojës së Letnicës, në Kosovë, ku të dielën do të vijohet me hapjen e Portës në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë e më 19 dhjetor në shenjtëroren e Shna’Ndout në Gjakovë. Në Shqipëri, të dielën i hap dyert katedralja e shën Shtjefnit të Shkodër, por më pas eshte shenjtërorja e Zojës në kala; në dioqezën e Sapës, katedralja e së Lumes Nënë Terezë në Vaun e Dejës e më vonë kisha e motrave karmelitane të klauzurës; pastaj, katedralja e shën N’kollit në Lezhë dhe ajo e “Jezusit, Shëlbuesit të vetëm të Botës”, në Rrëshen. Don David Gjugja, i cili ndodhej në Tiranë për funeralin e imzot Rrok Mirditës, kryeipeshkvit të ndjerë të Tiranë-Durrësit, ia drejtoi mikrofonin e Radio Vatikanit, kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, që na jep informacion mbi Jubileun në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit…








All the contents on this site are copyrighted ©.