2015-12-01 13:10:00

Papa: “Zoti e bekoftë Afrikën”


“Zoti e bekoftë Afrikën” ky është mesazhi i Papës Bergoglio botuar në faqen e internetit twitter, një ditë pas kthimit të tij nga udhëtimi apostolik në Kenia, Ugandë e Republikën e Afrikës Qendrore.

Kështu, u shënua një tjetër rekord për tweet-ët e Papa Françeskut. Pas kaloi 7 milion follower, më 6 shtatorin e kaluar, sot faqja e Papës në internet në gjuhën angleze ka arritur një rezultat tjetër: 8 milion follower. Natyrisht kjo rritje është fryt edhe i vizitave të Papa Françeskut në SHBA­-së nga 22 deri më 28 shtatorin e kaluar, e edhe i vizitës së porsapërfunduar në Afrikë, ku gjuha angleze është shumë e përhapur në dy kombe të vizituara (Kenia e Ugandë). Follower në faqet e internetit @Potifex në 9 gjuhë janë mbi 25 milion.








All the contents on this site are copyrighted ©.