2015-11-29 11:44:00

Republika Qendrafrikane: Kronikë historike e Kishës katolike


1846 Territori është pjesë e Vikariatit Apostolik të Afrikës Qendrore,  besuar, deri më 1878, atë Daniel Kombonit dhe misionarëve të tij.

1894 Etërit e Shpirtit Shenjt, dërguar nga imzot Prosper Agouard, Prefekt Apostolik i Brazavilit, themelojnë misionin e parë në Ubangui-Chari.

1896  Përhapen stacione të tjera misionare, kryesisht në kufijtë jugorë.

1909 Themelohet Prefektura Apostolike e Ubangui-Chari.

1914  Fillon depërtimi në brendësi të vendit, që pengohet nga lufta.

1919 Hapen përsëri stacionet misionare, që rifillojnë të shtrihen në gjithë vendin

1929 Arrijnë rregulltaret e para: Motrat Misionare të Shpirtit Shenjt.

1937 Prefektura Apostolike e Ubangui-Chari bëhet Vikariat Apostolik. Në vitin 1940 merr emrin e Bangui.

1938  Shugurohet prifti i parë vendas.

1940  Themelohet Prefektura Apostolike e Berberatit.

1952  Ngritja e Prefekturës Apostolike të Berberatit në Vikariat Apostolik

1955 Themelimi i hierarkisë së vendit. Lartimi i Bangui në kryedioqezë metropolitane dhe i Vikariatit Apostolik të Berberatit në dioqezë.

1964 Lartimi i Prefekturave Apostolike të Bangassou e Bossangoa në rangun e dioqezës.

1965  Ngritja e dioqezës së Bambarit.

1966 Qyteti i Obo pret mijëra refugjatë sudanezë, ndërmjet të cilëve, shumë të krishterë, që ikin nga mujshitë e qeverisë islamiste të Khartumit, në përpjekjen për t’i dhënë fund synimeve për autonominë e jugut të vendit. Më 5 shtator 1966 arrijnë katër kombonianë, dy etër e dy vëllezër. Një vit më pas, në dhjetor, arrijnë në Obo edhe rregulltaret komboniane, për të ndihmuar rreth 20 motra sudaneze të Kongregatës së re të Zojës së Fitoreve, themeluar nga imzot Domenico Ferrara, Prefekt Apostolik i dëbuar nga Sudani e i strehuar në Afrikën Qendrore, në vitin 1965. Qyteti i Abosit, Mbokit, Bazia-Baiwo-së u japin ndihmë materiale, fetare e shkollore refugjatëve. Më 1969, kombonianët nisin të drejtojnë edhe misionin e Obosë. Bashkësia e murgeshave në Bimbo, pak kilometra nga Bangui, si dhe famullia e Zojës së Fatimës,  në kryeqyet, përfocojnë më tej praninë komboniane në vend.

1968 Imzot Joachim N’Dayen, i pari ipeshkëv vendas, emërohet ndihmës i Banguit.

1978 Themelimi i dioqezës së Bouar.

1985 Shtegtimi Apostolik i Gjon Palit II.

1997 Themelimi i dioqezës së Mbaiki.

2004 Themelimi i dioqezës së Alindao.

2015 Papa Françesku njofton se do ta nisë Jubileun e jashtëzakonshëm të Vitit të Mëshirës në Katedralen e Banguit, në Republikën Qendrafrikane.








All the contents on this site are copyrighted ©.