2015-11-29 12:42:00

Papa: thirrje për paqen në Burundi


Në udhëtimin e tij apostolik në Afrikë, kufizuar vetëm në tri Vende, Papa nuk i harron të gjithë popujt tjerë që “dëshirojnë e kërkojnë një jetë të re, faljen e paqen”, duke menduar në “shumë situata që janë vërtetë shqetësuese”, duke u nisur nga realiteti “më i afërt”, ai në Burundi, që përshkohet nga dhuna e përgjakshme.

Në një tekst të shkruar, Papa Françesku kërkon për të ardhmen e popullit të Burundit që “Zoti të nxisë në autoritetet e në mbarë shoqërinë ndjenjat dhe qëllimet e dialogut e të bashkëpunimit, të pajtimit e të paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.