Pas takimit me të rinjtë, Papa shkoi në Shtëpinë e Bamirësisë në Nalukolongo, ku strehohen e ndihmohen rreth njëqind të varfër të çdo feje e moshe. Qendra u themelua më 1978 nga kardinali Nsubuga.
Edhe një herë Papa Françesku i hapi krahët për të përqafuar të varfërit e të fundmit. Në Shtëpinë e bamirësisë, që çohet në heshtje përpara nga Motrat e Samaritanit të Mirë, ka edhe njerëz të sëmurë nga Sida, të rinj e pleq, që gjejnë këtu kujdes e dashuri. "Këtu - tha Papa - ndjehet prania e Jezusit, sepse Ai është gjithnjë, atje ku janë të varfërit”.
Ungjilli na urdhëron të dalim drejt periferive të shoqërisë - nënvizoi me forcë - e ta gjejmë Krishtin në njeriun e vuajtur e në atë, që ka nevojë për ne. Zoti na thotë, me fjalë të prera, se do të na gjykojë për këtë”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |