2015-11-28 11:33:00

Shtëpia e bamirësisë “Nalukolongo Bakateyamba’s Home”


U themelua në vitin 1978 nga kardinali Emmanuel Nsubuga, i cili ia besoi veprën “Motrave të Samaritanit të Mirë”, institut i krijuar dy vjet më përpara nga vetë prelati i lartë, që e zgjodhi këtë shtëpi për të pushuar në paqe pas vdekjes. Në këtë kompleks mjekohen qindra të varfër, të çdo moshe e feje, që nga fëmijët e posalindur e deri te pleqtë në prag të fundit (ndërmjet të strehuarve këtu, është edhe një plak, që i ka kaluar që kur të njëqindat, po gjithsesi nuk është më i moshuari). Janë njerëz që i sjellin këtu familjarët, ose që i mbledhin motrat rrugëve. Kapela e Shtëpisë (e kushtuar më 3 qershor 1929) u ndërtua për të përkujtuar Martirët Ugandezë, shumë para se të kanonizoheshin. Në kopsht është një mango, dru tipik vendas, që i ka mbushur prej kohe të 136 vjetët: ky është plaku i shtëpisë! I mbjellur bashkë me tre mango të tjerë nga misionari atë Simon Lordel, ardhur në Nalukolongo me katër sivëllezër, në vitin 1879, vetëm ky pati jetë të gjatë. Lartohet aty si kujtesë e gjallë e një mori ngjarjesh, që kaluan një pas një nën hijen e tij, e cila flet me gjuhën e heshtur të degëve e të fletëve, në rrjedhë stinësh.... 








All the contents on this site are copyrighted ©.