2015-11-28 11:25:00

Papa priti në Kampala, Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir


Papa Françesku priti mbrëmë, në nunciaturën apostolike të Kampalës, Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir. Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federico Lombardi, nënvizoi se audienca ishte  “gjest i veçantë”. Shprehu edhe një herë vëmendjen me të cilën Françesku i ndjek ngjarjet e trazuara sudaneze. Më i riu në Afrikë (i pavarur nga korriku 2011), vendi ka, ndërmjet themeluesve, një ipeshkëv katolik, imzot Cesare Mazzolari-n, që ndërroi jetë pak kohë pas lindjes së Sudanit të Jugut. Ka pesë vjet jete, por asnjë vit paqeje, ndonëse idealet që e frymëzuan, ishin pikërisht ato të pajtimit ndërmjet etnive e të paqësimit me Sudanin.








All the contents on this site are copyrighted ©.