2015-11-27 16:57:00

Shenjtërorja kombëtare katolike e Namugongos


 

         Ngrihet në një park të madh natyror e kremtimet fetare bëhen shpesh jashtë, pasi besimtarët janë të shumtë. Forma e kishës të kujton kasollen tradicionale të etnisë Baganda ose “Akasiisiira”. Mbështetet mbi 22 shtylla, që përfaqësojnë 22 martirët katolikë. Përballë hyrjes kryesore të Bazilikës, nën elterin e madh, gjendet vendi ku Karl Lwanga u dogj i gjallë (3 qershor 1886). Kisha, ndërtuar në të njëjtin vend ku vdiqën martirët e Ugandës, u shugurua nga Papa Pali VI në ditën e fundit të ushëtimit të tij apostolik në Ugandë (31 korrik – 2 gusht 1969). Vështirë të kuptohet përshpirtëria e thellë e Kishës në Ugandë, nëse nuk njihet historia e Namugongos dhe e vendit, që zë ai në vetëdijen e të krishterëve ugandezë. Në këtë shenjtërore vijnë shtegtarë gjithë vitin e më 3 qershor, në përkujtimin liturgjik të shën Karlit, zhvillohet shtegtimi i madh kombëtar, në të cilin marrin pjesë dhjetra mijëra besimtarë nga Uganda e nga vendet fqinjë. Në këtë zonë mund të hyjnë deri në 100 mijë vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.