2015-11-26 12:03:00

St’Mary School


E njohur si “Saints”, është shkollë tetëvjeçare dhe e mesme liceale e Kryedioqezës së Najrobit, themeluar në vitin 1939 nga misionarët “spiritanë” irlandezë të Kolegjit Blackrock (Shkëmbi i zi), pra, të Kongregatës së Shpirtit Shenjt. Selia aktuale daton në vitin 1954. Nga viti 1982, edhe vajzat mund të ndjekin shkollën e të marrin diplomën “International Baccalaureate”, që u hap dyert e universiteteve të gjithë botës. Karakteristikë e shkollës, siç ndodh kudo në institutet e spiritanëve, është pjesëmarrja e nxënësve në veprimtaritë jashtëshkollore si teatri, muzika dhe sporti. Skuadrat e rugby-t, futbollit dhe notit, që quhen “Saints”, marrin pjesë në kampionatet kombëtare me rezultate të mira. Sot, shkolla administrohet nga murgeshat feliçiane.








All the contents on this site are copyrighted ©.