2015-11-26 14:25:00

Papa, pilotit të avionit: në Afrikë Qendrore, o zbres me parashutë


“Unë dua të shkoj në Afrikën Qendrore. Nëse nuk ia dilni dot, më jepni një parashutë!”. Kështu bëri shaka dje Papa Françesku me komandantin e avionit, që po e çonte drejt Afrikës, në udhëtimin e tij të parë apostolik në këtë kontinent. Piloti, siç raporton gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano”, i premtoi se do të bëntë ç’është e mundur për ta çuar Atin e Shenjtë edhe në etapën e tretë të udhëtimit, atë më të rrezikshmen, për shkak të sigurisë së pakët në vend. Papa do të shkojë në Republikën Qendrafrikane të dielën e të hënën.








All the contents on this site are copyrighted ©.