2015-11-25 18:50:00

Papa në Najrobi të Kenias: luftë kundër terrorit e varfërisë, ecje përpara pa frikë.


Në Najrobi Papa bëri thirrje për luftë në mbrojtje të vlerave mbi të cilat ngrihet Kenia e luftë kundër terrorit. E i ftoi të gjithë të ecin përpara pa frikë! Dhuna, konflikti e terrorizmi, shpjegoi, ushqehen prej frikës e dëshpërimit, të lindur nga varfëria e zhgënjimi. Lufta kundër këtyre armiqve të paqes e të prosperitetit, vijoi, duhet çuar përpara nga burra e gra guximtarë, pa frikë. Njerëz, që besojnë në vlerat e mëdha shpirtërore e politike, të cilat frymëzuan lindjen e Kenias e që jo vetëm flasin, por edhe e dëshmojnë me vepra fjalën e thënë.








All the contents on this site are copyrighted ©.