2015-11-25 14:16:00

Historia e Kishës Katolike në Kenia


 

         Shekulli XV. Krishterimi në Kenia ka origjinë të largët. Kontakti i parë me të daton në vitin 1498, ndërsa portugezët kalonin në këto territore drejt Indisë, në kërkim të erëzave. Prani, që nuk vuri menjëherë rrënjë të thella. Dëshmi e këtij kalimi është një kolonë guri me një kryq në majë, ngritur në Malindi nga Vasco de Gama, eksploratori i famshëm portugez. Nga fundi i viteve ‘500 qenë misionarët agostinianë ata, që ungjillëzuan popullsinë e bregut. Në vitin 1631, sulltani i Mombasës, Jeronimo Chingulia, fillimisht i kthyer në krishterim, fillon një politikë persekutimi  kundër bashkësive të krishtera: më 21 gusht, Kenia përkujton martirizimin e 150 të krishterëve, që quhen Martirët e Mombasës, për të cilët vijon çështja e lumnimit. Shtrirja e krishterimit merr hov në gjysmën e dytë të shekullit IX, me mbërritjen e Etërve të Shpirtit Shenjt (spiritanët), që u vendosën, së bashku me ipeshkvin e tyre, në ishullin e Zanzibarit, në Tanzani.

         1860: Ngrihet Prefektura Apostolike e Zanzibarit, ku përfshihet edhe Kenia. Në vitin 1863 u besohet Etërve të Shpirtit Shenjt.

         1889-1892: Etërit Spiritanë hapin misione përgjatë lumit Tana, në Bura dhe Mombasa.

         1899: Agostinianët dhe misionarët e Familjes Shenjte hapin misione në Najrobi.

1902: Etërit e Zojës së Ngushëllimit hapin një mision në Kikuyu Land, në Tuthu dhe në Muran’a.

         1903: Misionarët e Mill Hill hapin një mision në Luo Land, në Kisumu.

         1926: Krijohen katër jurisdiksione kishtare: Vikariatet apostolike të Nyeri, Kisumu dhe Zanzibar, si edhe Prefektura apostolike e Meru.

         1927: Shugurohen dy meshtarët e parë keniotë.

         1953: Themelohet hierarkia e Kishës Katolike me krijimin e dioqezave të Najrobit, Nyeri, Kisumu dhe Meru.

         1957: Shugurohet ipeshkvi i parë keniot: imzot Maurice Otunga, që në vitin 1973, bëhet edhe kardinali i parë keniot.

         1961: Themelohet Sekretariati katolik i Kenias.

         1980: Udhëtimi i parë apostolik i Gjon Palit II.

         1985: Udhëtimi i dytë apostolik i Gjon Palit II, me rastin e Kongresit të 50-të Eukaristik Ndërkombëtar.

         1989: Kremtimi i 100-vjetorit të ungjillëzimit.

         1990: Kisumu, Mombasa dhe Nyeri ngrihen në nivelin e kryedioqezave.

         1995: Udhëtimi i tretë apostolik i Gjon Palit II në Kenia, për dorëzimin e Nxitjes Apostolike pas sinodale “Ecclesia in Africa”.








All the contents on this site are copyrighted ©.