2015-11-24 09:09:00

InfoGiubileo: lajmet e Radio Vatikanit për shtegtarët gjatë Vitit Jubilar


U paraqit në Romë, në praninë e prefektit Franco Gabrielli e të drejtorit të përgjithshëm të Radio Vatikanit atë Federiko Lombardit, InfoGiubileo, “emisioni radiofonik i lajmeve” kushtuar shtegtarëve, romakëve e turistëve të pranishëm në kryeqytetin e Italisë për Vitin e Shenjtë të Mëshirës. Gjashtë herë në ditë, në kanalin italian të Radio Vatikanit e në radion digjitale, Dab+ për Romën e Italinë, dëgjuesit dhe shtegtarët do të njoftohen me të dhëna e lajme të azhurnuara e të sigurta lidhur me Vitin e Shenjtë, me programet, ngjarjet, vendet e të dhëna tjera, siç shpjegon Atë Federiko Lombardi

“Radio Vatikani vazhdon shërbimin e vet në mënyrë të veçantë për publikun romakë si dhe për atë që vjen në Romë. Është një shërbim natyrisht informativ që ka të bëjë me ngjarjet shpirtërore, për gjithçka ndodhë, por është edhe një shërbim i natyrës organizative, me të dhëna praktike që u mundëson shtegtarëve pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet jubilare, më rregull e qetësi”.

Nga data një dhjetor do të fillojë shërbimi InfoGiubileo, që do të hapet më këtë sigël (audio sigla)

Njoftimet rreth transportit urban e hekurudhor, shërbime që u ofrohen atyre që qarkullojnë në qytet, numrat telefonik për emergjenca që furnizohen në network përbërë nga Radio Vatikani, Agjencia Roma Servizi për Mobilizim, Luce Verde Aci dhe Hekurudha e Shtetit Italian, në bashkëpunim me Prefekturën, Romë kryeqytet, Qytetin metropolitan dhe Rajonin Lazio. 








All the contents on this site are copyrighted ©.