2015-11-23 14:58:00

Emigrantët dhe klima në bisedën e Papës me guvernatorin e Antiguas dhe të Barbudës


Papa Françesku priti në Pallatin Apostolik në Vatikan, guvernatorin e përgjithshëm të Antiguas dhe të Barbudës, Rodney Williams, i cili u takua më pas, me autoritetet e tjera të larta të Vatikanit.

“Gjatë bisedimeve – shkruhet në notën e Sallës vatikanase të Shtypit – u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, përforcuar viteve të fundit nga emërimi i një ambasadori pranë Selisë së Shenjtë. Më pas, u fol për kontributin e Kishës Katolike në promovimin e mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, si edhe në sektorët e edukimit e të asistencës së nevojtarëve, duke uruar një bashkëpunim të frytshëm, të ndërsjellë. Së fundi, u prekën disa tema me rëndësi rajonale dhe globale, që u referoheshin veçanërisht flukseve të emigracionit dhe ndryshimeve të klimës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.