2015-11-20 15:46:00

Mali: sulm terrorist në hotelin Radisson të Bamakosë: 4 të vdekur


Orë terrori në Bamako, kryeqyteti i Malit, ku sot paradite një komando njerëzish të armatosur sulmoi hotelin Radisson, i cili frekuentohet nga të huajt, sepse konsiderohej si vend i sigurtë. Viktimat janë katër, ndërsa mëse 80 pengje u liruan pasi thanë ndonjë rresht nga Kurani. Presidenti francez Hollande, që jo më larg se dje pati folur për rrezik në Mali, e quajti aksionin akt barbar.

 Komando u sul kundër hotelit me thirrjen “Allahu është i madh”. Nga 170 njerëzit brenda hotelit, 80 u liruan nga trupat policore vendase, të mbështetura nga francezët dhe amerikanët, ndërsa 30 të tjerë arritën të ikin vetë. Sipas shërbimeve sekrete, pas sulmit qëndron rrjeti xhihadist Ansar Din, përgjegjës edhe për aksione të tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.