2015-11-18 16:51:00

Ipeshkvijtë francezë luten: “O Zot, çarmatosi, e çarmatosna!”.


Pikërisht në kohën kur forcat speciale të policisë sulmuan një strofkë terroristësh në Saint–Denis, lagje në veri të Parisit, ipeshkvijtë francezë - sipas agjencisë Sir- botuan këtë lutje për paqe, shkruar me frymën e Tibhirines, nga vëllai Dominique Monte, i kuvendit domenikan të Lilës:

Teksti i lutjes:

“Çarmatosi!”. E dimë sesa kjo dhunë e tepruar është buka kobzezë e përditshme në Irak, në Siri, Palestinë, Qendrafrikë, Sudan, Eritre, Afganistan. Tani po kjo bukë po shtrohet edhe në sofrat tona.

“Çarmatosi, o Zot!”, e bëj të dalin mes tyre profetë, që bërtasin në kupë të qiellit, për të shprehur zemërimin e tyre e turpin e tyre, kur shikojnë si çnjerëzohet fytyra e Njeriut, krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit.

“Çarmatosi, o Zot!”, duke na dhënë, nëse është e nevojshme, sepse është e nevojshme, hirin t’i përdorim të gjitha mjetet e mundshme për t’i mbrojtur me vendosmëri të pafajshmit. Por pa urrejtje.

“Çarmatosna, o Zot!”. Në Francë, në Perëndim. Ndihmona të mos e përsërisim rrethin vicioz të ahmarrjes. Na jep hirin ta meditojmë mësimin e historisë. E aftësinë për t’i dëgjuar profetët e udhëhequr nga Shpirti Yt.

Mos na lër të biem në dëshpërim, edhe pse jemi të tronditur deri në fund të shpirtit tonë të brishtë, nga përmasat që po merr e keqja në këtë botë!

“Çarmatosi!”. E mos premto të ndryshkemi pas portave të mbyllura,  portave të shurdhëra e të verbëra; pas privilegjeve, që i duam vetëm për vete. Që nuk duam kurrsesi t’i ndajmë me të tjerët! 

“Çarmatosna,  ashtu si e çarmatose  Birin tënd të adhuruar!”. Logjika e Tij është e vetmja në lartësinë e ngjarjeve, që na godasin: “Nuk janë ata, që po ma marrin jetën! Jam unë, që po e dhuroj!”.

Tibhirine na kujton therjen e shtatë murgjërve trapistë më 1996, nga grupi Islamik i Armatosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.