2015-11-05 14:28:00

Spitali Bambino Gesù: kardinali Parolin emëron këshilltarë të rinj, kthehet fleta


Fondacioni Bambino Gesù (Krishti Fëmijë) kthen fletën. Mblidhet për herë të parë Këshilli drejtues Onlus i Spitalit Pediatrik të Selisë së Shenjtë, emëruar drejtpërdrejt nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

 Këshilltarë të rinj, statut i ri, mision i ri: “Objektiv ky, deklaroi presidentja Mariella Enoc, për të cilin punoj që nga dita e parë e pranisë sime në këtë spital, për të garantuar transparencë, solidaritet e risi”.

Këshilltarët e rinj janë shtatë, duke përfshirë edhe presidenten: Pietro Brunetti, Ferruccio De Bortoli, Maria Bianca Farina, Caterina Sansone, Anna Maria Tarantola e Antonio Zanardi Landi.

Mariella Enoc pohon akoma: “Fondacioni do të jetë shtëpi prej qelqi. E veprimtaria, krejtësisht e përtërirë”

E gjithë kjo shoqërohet me lutje e entuziazëm nga mijëra njerëz që, ashtu si Papa Françesku, dëshirojnë ta shikojnë të shndërruar këtë vepër të madhe të dashurisë së krishterë, që i ka ndihmuar e i ndihmon gjithnjë edhe fëmijët e sëmurë shqiptarë. Kujtojmë se ka një marrëveshje bashkëpunimi edhe me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.