2015-10-20 14:57:00

Sahati i famshëm i Londrës, Big Ben, ka nisur ta ndjejë pleqërinë


Ora e famshme e Londrës, që njihet nga e gjithë bota me emrin Big Ben, pas 156 vjetësh historie të lavdishme, po nis ta ndjejë peshën e kohës, Kulla e sahatit, pikë referimi për banorët e Londrës, e përjetësuar nga miliona turistë, dalëngadalë po ronitet e po bie copë-copë. Prej këndej duket se i ka ardhur ora për t’u restauruar plotësisht: çatia e kullës pikon, kabina e orës mbulohet me ndryshk e muret, me plasa.

Ëmbëlsira në fund! Big Beni po humbet edhe ritmin e rregullt të tingujve. Domethënë, saktësinë. Sahati, për cilin londinezët mburreshin se nuk kishte shkuar kurrë as mbrapa e as përpara, ka nisur të shkojë 10 sekonda para.

Për ku nxiton, kështu, sahati më i famshëm i botës? Thua e bën këtë për t’i kujtuar qeverisë britanike se është plakur e ka nevojë të ngutshme për përtëritje? Përtëritje, kjo, që mund të kushtojë 55 milionë euro e tri vjet punë. E nëse qeveria nuk kujtohet se sahati shkon 10 sekonda para, ai, për ta bindur se është lodhur, mund të shkojë edhe mbrapa e të kërkojë daljen në pension. Do të ishte pensionimi më i çudishëm i shekullit, natyrisht!








All the contents on this site are copyrighted ©.