2015-10-13 12:08:00

Zoja që zgjidh nyjet: Lind devocioni


Në qendër të vëmendjes të emisionit të djeshëm ishte elteri kushtuar Zojës që zgjidh nyjet e, sidomos, figurja e saj. Në të sotmin, historia e lindjes së devocionit.

Si u kapërcye kriza martesore, u bë kushti, u pikturua dhe u fronëzua figurja mbi elter, dalëngadalë për këtë Zojë nisi një devocion shumë i veçantë. Njerëzit filluan të ngarendin e të gjunjëzohetn para saj, sa herë që u lidhej nyje jeta familjare e nuk arrinin ta zgjidhnin dot me forcat e tyre njerëzore. Megjithëkëtë duhet kujtuar se popullariteti i figures mbeti për shumë vjet i kufizuar në trojet, që rrethonin kishën, ku ruhej ikona e mrekullueshme. Për më se dy shekuj, figurja ishte pothuajse e panjohur nga pjesa tjetër e botës së madhe. Popullariteti i saj u kufizua vetëm brenda kufijve të Gjermanisë, që  vijoi t’i lutej me titullin Maria Knotenlöserin. Derisa një ditë në këtë kishë të vogël u gjunjëzua në lutje një rregulltar jezuit, famullitar i thjeshtë, ardhur nga fundi i botës. Ishte  aty për të plotësuar tezën e tij të diplomës. Quhej Atë Jorge Mario Bergoglio, argjentinas, po aq i panjohur në botë, sa edhe figurja e mrekullueshme. Pikërisht ky meshtar i thjeshtë, që më pas do të bëhej ipeshkëv, kardinal e papë, do ta përhapte devocionin e Maria Knotenlöserin në vendlindje e në të katër anët e botës.  Po për këtë do të flasim në emisionin e ardhshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.